Shkodër-Një sasi e vogël me lëndë plasëse ka shpërthyer sot ka në oborrin e një banese në fshatin ‘Dragoç’ të Postribës, Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35, informoi sot policia. Lënda plasëse është vendosur në portën e jashtme të banesës së 49-vjeçarit Lulëzim Hasaj.

Rreth orës 05:35, në fshatin "Dragoç", Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh  nuk banon njeri, është  hedhur  një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale., informoi sot policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.