SHKODËR- Një makinë ka shpërthyer orët e para të mëngjesit në Shkodër. Report Tv dhe Shqiptarja.com mësojnë se mjetit, që ishte i parkuar pranë teatrit ‘Migjeni’, është hedhur molotov.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:20 të mëngjesit të sotëm, 23 shkurt. Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv, policia ka rrethuar menjëherë zonën, ndërsa molotovi i është hedhur një makine tip ‘Audi’ të bardhë me targa AB 743 KO, e cila pas shpërthimit ka pësuar dëme të shumta. Mjeti rezulton në pronësi të 40-vjeçarit Bledar Freskina.
Burime bëjnë me dije se makina është në pronësi të një pronari lokali në afërsi. Në pamjet e kamerave shfaqet autori, i maskuar, që afrohet dhe i vë flakën një shisheje me benzinë në formë molotovi, e hedh dhe largohet, por më pas makina edhe ka shpërthyer.
Shkak dyshohet ndonjë konflikt çasti që mund të ketë ndodhur mes pronarit të makinës dhe personave të tjerë. Megjithatë pronari nuk ka dhënë shumë detaje për hetuesit për persona të veçantë. Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund t’i ketë vendosur lëndën djegëse.
Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorit, ndërsa policia ka marrë edhe kamerat e sigurisë në zonë që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij, pasi mjeti ka qenë i parkuar në një zonë të frekuentuar të qytetit të Shkodrës, ku shumë biznese janë të pajisura me kamera sigurie.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.4%
-
Jo
65.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3678
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Garantimi i një sezoni turistik të sigurt! Procedohen penalisht 10 persona
26 Korrik, 15:52
-
Shkodër/ Përplasen 2 mjete me njëra-tjetrën! Plagoset 7-vjeçari
26 Korrik, 11:47
-
Arrestohet hajduti i banesave në Shkodër, vodhi 1 shtëpi dhe tentoi 3 të tjera në qershor
26 Korrik, 08:31
-
SPAK e SHBA godasin grupin kriminal që kalonin qytetarë me dokumente false nga Hani i Hotit për në Amerikë e Kanada! Në burg organizatori, 4 arrest shtëpie, mes tyre 2 policë
23 Korrik, 16:25
-
Operacioni ‘Territor i pastër’ në Shkodër, asgjësohen mbi 10 mijë bimë kanabisi! Kontrolle edhe me helikopter
23 Korrik, 15:18
-
PD dhe shoqëria civile protestë kundër ‘Rozafa Tower’ në Shkodër: Kulla s'asht Cool
22 Korrik, 21:50
-
Shpërthim me tritol pranë banesës së Meard Berberit në Pogradec, organizator i sulmit me armë ndaj Hotel Volorekës në 2020! I dënuar 5 herë
22 Korrik, 07:39
-
Në jet ski me dy vajzat e mitura në liqenin Vau i Dejës, Babai humb kontrollin e përplaset me shkëmbin, të 3 në spital
21 Korrik, 18:05
-
Aksident në aksin Rrjoll-Shkodër, automjetet përplasen! Dy pasagjere dërgohen në spital
21 Korrik, 17:09
-
Mrekulli e natyrës, Rragami në Shkodër ‘thith’ turistët! Të huajt: Fantastike! Udhëtim me varka drejt Komanit e lumit të Shalës
20 Korrik, 19:36
-
SPECIALE/ Blini i Gurit t’Lekës, Tajlanda shqiptare! Malet e larta, ujëra të kristaltë, trofta lumi, Zipline dhe legjendat që i zbulon në Luginën e Shalës
20 Korrik, 13:07
-
Elektrizohet Kalaja e Rozafës! Za Fest rizgjon kulturën në Shkodër
20 Korrik, 12:37
Kush esht gys lohja nuk e kam degjuar ndonjehere kete shkodranin?
PërgjigjuKyt djal e njef gjith shkodra qe është nje ndër shum ushtarët e gys lohjas, toto rina i veriut.
PërgjigjuToto Rina i Veriut ? Ahahaha muhabet pa lidhje ku e rrujne Bajrat edhe Licet per Gys Lohjen, nuk e ven kush ne liste !
Ky njihet si përsoni që fallsifikoj firmat e shpisë/tokës të njerzve të familjes te shkolla Jordan Misja ku e shiti pa lejen e tyre duke ba miliona, meriton burg ai edhe pergjegjesi i Kadastres atë periudhë !
PërgjigjuEshte shaka per karnavalet ..
Përgjigju