SHKODËR- Një sasi lëndë plasëse është hedhur në oborrin e zyrave të OSHEE-së në fshatin Bushat, Vau i Dejës, rreth orës 2 të mëngjesit.

Policia thotë se si pasojë dy mjete të OSHEE-së, të parkuara në oborr u dëmtuan plotësisht. Shpërthimi ishte aq i fortë saqë edhe përveç makinave, në pamje shikohen xhama të thyer dhe një kondicioner që ka përfunduar në tokë.

Report Tv ka siguruar videon nga momenti kur shpërthen tritoli në oborrin e zyrave të OSHEE-së në fshatin Bushat në Vaun e Dejës.

Burime për Report Tv thanë se grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë sekuestruar kamera sigurie të cilët tregojnë lëvizjet e fundit pak para se të ndodhet shpërthimi.

Megjithatë nuk ka akoma një version për shkaqet e kësaj ngjarjeje, hetimet e së cilës po drejtohen nga prokuroria e Shkodrës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:53
VIDEO/ Report Tv siguron pamjet nga momenti kur shpërthen tritoli në oborrin e OSHEE-së në Shkodër

 

Report Tv ka siguruar videon nga momenti kur shpërthen tritoli në oborrin e zyrave të OSHEE-së në fshatin Bushat në Vaun e Dejës. Siç shihet nga pamjet, një nga makinat e OSHEE-së e cila është parkuar në oborr hidhet në erë.