SHKODËR - Një 15 vjeçar është vënë në hetim pasi shqetësonte banorët në Grudë të Re duke lëvizur me pistoletë në brez. Kur u ndalua nga policia iu gjet në brez arma e zjarrit, po pa krëhër e fishekë.
Edhe në zonën ku banonte, u gjet edhe një armë zjarri pushkë, pa fishekë në të. 15-vjeçari i identifikuar me inicialet J.B., u kthye në shqetësim për banorët, të cilët ishin të frikësuar nga fakti që lëvizte i armatosur. Ai procedohet në gjendje të lirë për shkak të moshës.
Të dyja armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndëkorhë vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.