SHKODËR - Situata brenda Partisë Demokratike duket se po vazhdon të përkeqësohet akoma dhe më shumë, për shkak të përçarjeve dhe luftës mes klaneve. Si pasojë e këtyre përplasjeve të forta, në Shkodër, u shtynë zgjedhjet e parashikuara për ditën e mërkurë. Shkak për këtë shtyrje u bënë përplasjet mes klanit të ish-kryetares së kuvendit Jozefina Topalli, dhe grupit tjetër të komanduar nga Basha.
Madje edhe pak ditë më parë, delegatët demokratë dhe figura të njohura të kësaj partie në qytetin verior i kanë bërë thirrje Gjergj Lezhës i deleguari nga Lulzim Basha që të largohet pasi po shkatërron procesin.
Ndërkohë kryetari i komunës së Vaut të Dejës, dhe demokratë të tjerë, kanë akuzuar kryetarin e demokratëve Lulzim Basha, se nuk di të drejtojë partinë.
Zgjedhjet e brendshme në PD, kanë shkaktuar një çarje të madhe, duke filluar që nga qyteti i Durrësit ku ka pasur përleshje fizike. Për të kaluar në përplasje verbale në Lushnjë, në Korçë, apo edhe procesi i shumë diskutuar në qytetin e Gjirokastrës. Ku gjithashtu ka pasur akuza për manipulim të votimeve, shkak për të cilën disa figura lokale të partisë dhanë edhe dorëheqjen.
Kreu i PD, Lulzim Basha kishte konfirmuar edhe pjesëmarrjen e tij nesër në Shkodër për të parë ecurinë e zgjedhjeve në këtë degë të rëndësishme të partisë së tij.
Është e paqartë nëse kreu i PD, Basha do ta anulojë vizitën e tij për nesër në Shkodër pas shtyrjes së zgjedhjeve për kreun e ri të PD dega Shkodër. Mësohet se zgjedhjet e parashikuara për nesër në Shkodër do të zhvillohen pas 5 ditësh në këtë degë të PD-së.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO