Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali! Biznesi në pronësi të një efektivi të 'Shqiponjave'! Vëllai i tij: Nuk e dimë se kush mund ta ketë bërë (VIDEO)
Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e sotme (22 dhjetor) në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orën 21:10. Policia njofton se është qëlluar drejt një lokali në pronësi të efektivit të "Shqiponjave", Albert Pjetri. Vëllai i këtij të fundit, Vlash Pjetri thotë se në momentin e ngjarjes nuk ka pasur njerëz në lokal.
Biznesi është në pronësi të një efektivi të 'Shqiponjës', Albert Pjetri. Ndërsa vëllai i tij, Vlash Pjetri i cili ka qenë dhe administrator i Njësisë Rrethinat thotë se në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person në lokal.
Ai thotë se nuk e di se kush mund të ketë qëlluar drejt biznesit të vëllait të tij. Ndërkohë vëllai tjetër i tyre, Nikollë Pjetri është efektiv i Policisë së Shkodrës pranë njësisë së patrullave.
Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për të identifikuar autorët e kësaj ngjarje.
Foto nga vendi i ngjarjes
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
Të shtënat në Shkodër, flet vëllai i efektivit të 'Shqiponjave': Nuk ka pasur njerëz në lokal! Nuk kemi dijeni kush mund ta ketë bërë
Lidhur me të shtënat me armë drejt lokalit të efektivit të "Shqiponjave" në Shkodër ka folur vëllai i Albert Pjetrit, Vlash Pjetri.
Ai është shprehur se në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person në lokal dhe se nuk ka dijeni se kush mund të kenë qenë personat që kanë qëlluar.
Vlash Pjetri ka qenë administrator i Njësisë Rrethina në Bashkinë e Shkodrës. Ndërsa vëllai tjetër i efektivit të "Shqiponjave", Nikollë Pjetri është efektiv i Policisë së Shkodrës pranë njësisë së patrullave.
Ose per azil, ose dike ka rrah ky zotnia Dhe kujton se harrojne.. Nuk preket me dore njeriu kur do ta mesoni Se ju preket e juaja masanej..
PërgjigjuE gezofsh azilin vlla e tu prifte mbare ne new York
PërgjigjuKeto puna i ban Edvin droga ka me qit tan horrat me tremb malcoret te cohemi ta shporrim te vendosim bace Berishen
PërgjigjuTë hëngërt mortja ty dhe atë që i thua bacë!!!!!