Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e kësaj të marte (22 dhjetor) në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në orën 21:10 në një zonë të njohur si zona e pompave në afërsi të rrethrrotullimit të "5 heronjve" në fshatin Dobraç.
Policia njofton se është qëlluar në drejtim të një lokali ku nuk ka asnjë person të dëmtuar.
Biznesi është në pronësi të një efektivi të 'Shqiponjës', Albert Pjetri. Ndërsa vëllai i tij, Vlash Pjetri i cili ka qenë dhe administrator i Njësisë Rrethinat thotë se në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person në lokal.
Ai thotë se nuk e di se kush mund të ketë qëlluar drejt biznesit të vëllait të tij. Ndërkohë vëllai tjetër i tyre, Nikollë Pjetri është efektiv i Policisë së Shkodrës pranë njësisë së patrullave.
Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për të identifikuar autorët e kësaj ngjarje.
Foto nga vendi i ngjarjes
Lidhur me të shtënat me armë drejt lokalit të efektivit të "Shqiponjave" në Shkodër ka folur vëllai i Albert Pjetrit, Vlash Pjetri.
Ai është shprehur se në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person në lokal dhe se nuk ka dijeni se kush mund të kenë qenë personat që kanë qëlluar.
Vlash Pjetri ka qenë administrator i Njësisë Rrethina në Bashkinë e Shkodrës. Ndërsa vëllai tjetër i efektivit të "Shqiponjave", Nikollë Pjetri është efektiv i Policisë së Shkodrës pranë njësisë së patrullave.
Ky është biznesi i efektivit të "Shqiponjës" Albert Pjetri ndaj të cilës është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Komente


Ose per azil, ose dike ka rrah ky zotnia Dhe kujton se harrojne.. Nuk preket me dore njeriu kur do ta mesoni Se ju preket e juaja masanej..
PërgjigjuE gezofsh azilin vlla e tu prifte mbare ne new York
PërgjigjuKeto puna i ban Edvin droga ka me qit tan horrat me tremb malcoret te cohemi ta shporrim te vendosim bace Berishen
PërgjigjuTë hëngërt mortja ty dhe atë që i thua bacë!!!!!