SHKODËR, 22 Korrik/ATSH-Gaspër Marku/ - Sezoni turistik veror e ka bërë situaten e trafikut rrugor në qytetin verior te Shkodres tejet problematik për qarkullimin e automjeteve. Më së shumti, kjo situatë e rënduar konstatohet në hyrje të qytetit, ku dy nyjet më problematike janë ato tek zona e Harkut të Berdices, pjesa ku destinacioni i automjeteve spostohet në segmentin tjetër në drejtim të plazhit të Velipojës dhe për të vijuar përgjatë Urës së Bahçallekut, Urës së Bunës e deri në lagjen Xhabiaj, ku karvani kilometrik i automjeteve nuk ka të numëruar.Për pjesen në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës, shqetësimi kryesor ka qënë dhe vijon të jetë zvarritja e stergjatur e punimeve nëntokësore në njëren nga korsitë hyrëse. Ndërsa në atë të në dalje të qytetit, problematika qëndron tek fluksi i madh i automjeteve që mbërrijnë nga Tirana në drejtim të Shkodrës.
Perballe kesaj situate, vetëm në dy ditët e fundit jane zhvilluar tre takime në prefekturen e Shkodrës, ku prefekti Paulin Radovani i ka kërkuar në mënyrë ultimative kryebashkiakut Lorenc Luka dhe drejtorit të policisë qarkut, Shaban Nexhi, të marrin masat e duhura për normalizimin e situatës, nderkohe qe fluksi i ardhjes së turistëve të huaj dhe vendas pritet të shtohet edhe më shumë. /a.ke/