Policia e Shkodrës ka arrestuar mbrëmjen e të hënës një 28 vjeçar të cilit iu gjetën armë luftarake si 5 granata defensive, 3 ndezës, 645 fishekë dhe 1 armë gjahu pa leje.
Personi i arrestuar është Prel (Brezart) Pllumbaj, banues në Shkodër.
Ndalimi i tij është bërë në lagjen “Ndoc Mazi”, teksa ka qenë duke lëvizur me biccikletë, por policia i ka pikasur qese të dyshimta dhe pas kontrollit të ushtruar iu armët luftarake.
Pas arrestimit, në kushtet e flagrancës u bë gjithashtu nga policia edhe kontrolli i banesës së këtij shtetasi, ku u gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu pa leje.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës
Në kuadër të planit të masave të zhvilluar për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjes së armëmbajtjes pa leje, nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• Prel (Brezart) Pllumbaj 28 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se:
Në lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër, shtetasi I mësipërm duke lëvizur me biçikletë u konstatua me qese të dyshimta dhe pas kontrollit të ushtruar i'u gjetën :
- 5 (pesë) granata difensive,
- 3 (tre) ndezësa,
- 645 fishekë model 56
të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në kushtet e flagrancës u bë gjithashtu kontrolli i banesës së këtij shtetasi, ku u gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
- Një armë gjahu pa leje.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë”, parashikuar nga nenet 278/2 dhe 280 të Kodit Penal.
Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO