ShkodërNjë sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse është vendosur në orët e para të mëngjesit në një automjet në fshatin Gimaj.

Sipas informacioneve paraprake lënda plasëse është vendosur në automjetin në pronësi të Leonard Ftonit.

Si pasojë e shpërthimit  janë regjistruar vetëm dëme material.

“Sot, rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Gimaj, dyshohet se në automjetin në pronësi të shtetasit L. F. është vendosur një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.