Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi iu gjet një sasi lënde narkotike, municion luftarakë dhe 2 shkopinj, një bejsbolli dhe një gome.

Gjithashtu nën hetim është vendosur dhe një 17-vjeçar me iniciale R.Ç.

Mësohet se ata po udhëtonin me me makinë teksa u ndaluan në vendin e quajtur "Parrucë" , lagjia "Qemal Stafa" me drejtues mjeti 23-vjeçarin me iniciale R.L.

Gjatë kontrollit nga ana e policisë në bagazhin e makinës u gjetën 2 shkopa, një bejsbolli dhe një gome dhe 48 fishekë.

Gjithashtu edhe gjatë kontrollit fizik, 23-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike.

Lënda narkotike dhe sendet e gjetura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.