Në Shkodër vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e Barush alias Bajram Bregut, i cili arriti t’i ikte policisë dy ditë më parë teksa qëlloi dhe me armë zjarri në ajër për t’i kanosur. Bregu ishte në atuomjet me dy të tjerë, Ervis Baba, shofer, dhe një i mitur, të dy të arrestuar.

Gazetari i Report Tv Ergys Kavaja, raporton se nga dëshmia e dhënë para togave të zeza, Ervis Baba ka deklaruar se nuk e njeh personin që ishte në automjet me të, pasi e kishte marrë rastësisht në rrugë. Baba gjithashtu ka mohuar që të ketë njohje me Barush Bregun.

Një person më nxori dorën në rrugë teksa po ecja me makinë. U ndala dhe e mora por unë nuk e njoh se kush ishte. Nuk e kam idenë se kush është ai person pasi nuk kam asnjë lidhje me të. Thjeshtë e mora rastësisht teksa po ecja me makinë”, ka deklaruar 43-vjeçari. Ndërkohë as 17-vjeçari nuk ka dhënë asnjë tjetër.

Barush Bregu i shpëtoi përsëri policisë pasditen e 10 marsit rreth orës 15:10, kur shërbimet e Policisë, gjatë patrullimit në lagjen “Guerrile”, i bënë shenjë ndalimi një automjeti me dy persona brenda për kryerjen e kontrolleve.

Drejtuesi i automjetit Ervis Baba nuk iu bind urdhrit të policisë, por shtoi shpejtësinë dhe kreu manovra të rrezikshme, duke detyruar efektivët ta ndjekin. Gjatë ndjekjes, dyshohet se pasagjeri i automjetit, Bajram Bregu, qëlloi një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Policia arriti të arrestonte vetëm shoferin dhe pasagjerin e mitur.

Në momentin kur Barush Bregu ka qëlluar në ajër, efektivët e shërbimit kanë kërkuar forca mbështetëse për shkak se bëhej fjalë për një person i dyshuar me rrezikshmëri të lartë, por derisa kanë mbërritur trupa të tjerë të policisë, ka mjaftuar që Bajram Bregu të largohet në drejtim të paditur.

Policia e Shkodrës sekuestroi gëzhojën e plumbit me të cilën dyshohet se ka qëlluar Bajram Bregu ndërsa sekuestroi edhe një psitoletë që u gjet afër vendit të ngjarjes. Pavarësisht kësaj gëzhoja nuk korrespondon me pistoletën e gjetur duke shtuar dyshimet se Bajram Bregu ka patur edhe një pistoletë tjetër prej të cilës ka qëlluar dhe e ka marrë me vete gjatë arratisjes.

Dyshimet e policisë janë se Bregu mund të ketë shfrytëzuar komunikimin e brendshëm mes oborreve dhe bahçeve të shtëpive në Kiras, të cilët dyshohet se kanë dyer të ndërmjetme gjë që ka favorizuar atë që të arratiset. Policia përveç forcave të shumta shtesë, për lokalizimin e tij përdori edhe dronin nga ajri për kontrollin e zonës. Në banesën ku u mendua se fshihej për momentin, policia nuk e gjeti aty pavarësisht kontrolleve aty.

Barush Bregu është gjithashtu shpallur në kërkim 1 ditë pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur në Shkodër më 8 shtator 2025, i dyshuar si personi që i siguroi armën autorit Ragip Gila. Bregu njihet si një nga njerëzit kryesorë të vrasjeve për llogari të grupit Lici.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë