Shkodër-Një 65-vjeçar i cili ushtronte dhunë të vzhdueshme ndaj bashkëjetueses në prani të fëmijës së mitur dhe i kërcënonte për jetën, është arrestuar nga policia e Shkodrës.
Gjatë kontrollit në banesë blutë sekuestruan një armë gjahu, që ky shtetas e posedonte pa leje.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit nga një shtetase, se bashkëjetuesi i saj e kishte dhunuar vazhdimisht dhe e kishte kanosur për jetën, kanë ndërhyrë menjëherë për kapjen e këtij shtetasi.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, është arrestuar në flagrancë shtetasi shtetasi M. Gj., 65 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu, që ky shtetas e mbante pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.