Shkodër, vëllezërit shfrytëzonin si 'skllav' adoleshentin afgan në servisin e tyre, arrestohet njëri tjetri në kërkim

ShkoderNjë 16 vjeçar nga Afganistani që mbahej me forcë dhe shfrytëzohej për punë është arritur të shpëtohej, ndërsa policia ka arrestuar njërin prej shfrytëzuesve dhe ka shpallur në kërkim të vëllanë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Berdicë e Mesme në Shkodër. Adoleshenti që dyshohet se ishte i trafikuar ishte detyruar të punonte në servisin e makinave të vëllezërve.

Policia ka vënë në pranga Alehandro Pashukun, 18 vjeç dhe u shpall në kërkim i vëllai Kristjan Pashuku. Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë vëllai tjetër dhe babai i këtyre shtetasve.

Interpol Tirana kishte marrë një informacion se minoreni nga Afganistani, po mbahej me forcë, në një servis në fshatin Berdicë e Mesme.

Menjëherë u organizua operacioni i koduar ‘Minoreni” nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcës së Posaçme “Shqiponja”,

Gjatë kontrollit në servis, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë imituese zhurme, një armë sportive pneumatike dhe municion luftarak. Në kuadër të operacionit u bë e mundur gjetja e minorenit, në gjendje të mirë shëndetësore, informoi sot policia e Shkodrës.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Alehandro Pashuku, 18 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” 

-u shpall në kërkim shtetasi Kristjan Pashuku, 33 vjeç (vëllai i 18-vjeçarit të arrestuar) banues në fshatin Bërdicë, për veprën penale “Trafikim i të miturve”;

-u proceduan në gjendje të lirë shtetasit L. P., 31 vjeç dhe A. P., 57 vjeç (vëllai tjetër dhe babai i 18-vjeçarit të arrestuar), të dy banues në fshatin Berdicë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin në pronësi të këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë imituese zhurme, një armë sportive pneumatike dhe municion luftarak.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, si dhe për kapjen e arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHFRYTËZIM-KEQTRAJTIM: 14/10/2024 14:07

    Rast i pa presedanë në Europë këta horra duhën dënua maximalishtë dhe njëherit ky është rasti për tu tregua qytetaria shqipētare me një protestim masiv

    Përgjigju
    • Doktori: 14/10/2024 22:06

      Pi ilaqet para se te komentosh..

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty