TIRANË,11 Shkurt/ ATSH/ - Drejtoria e Policisë së Shkodrës bën me dije se më datë 10.02.2015 ora 21.00 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P G vjec 58, me  arsim 8 klasë, banues në Shkodër,  sepse është gjetur me rilidhje të energjisë elektrike në lokalin e tij.
Po kështu ka filluar procedimi penal dhe u bë shpallja e kërkimit për shtetasin L P, vjec 49, banues në Shkoder, pasi me datë 10.02.2015 rreth orës 21.00 është gjetur me rilidhje të energjise elektrike në banesen e tij ne L. "3 Heronjtë".
Materialet  i kaluan   Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale "Vjedhje e energjisë elektrike"./n.l/ /a.g/