SHKODËR- Tre të rinj në qytetin e Shkodrës, janë arrestuar nën akuzën e “vjedhjes në bashkëpunim” të 200 kilogramë peshqve. Policia e Shkodrës bën me dije se në pranga janë vënë dy 20 vjeçarët Altin e Maliq Halili si dhe 22-vjeçari Redion Halili.
Tre të rinjt u arrestuan pasi sipas policisë ata kishin vjedhur në rezervatin e rritjes së peshkut në fshatin Koman, 200 kilogramë peshk.
Në momentin e arrestimit, sasia e peshkut e ndarë në 7 thasë u gjet në automjetin tip Benz, me targa AA644 MD, që drejtohej nga i arrestuari Redion Halili.
Blutë e Shkodrës thonë se peshku është vjedhur me ndhmën e rojes së rezervatit, i cili është i arrestuari Altin Hila.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com