SHKODËR- Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka vjedhur para dhe ka dëmtuar disa objekte kulti nga Kisha Françeskane, në lagjen “Vasil Shanto”.
I arrestuari Kristjan Arra, banues në lagjen “Partizani”, nuk është i panjohur për policisë e Shkodrës pasi është dënuar edhe më parë për vjedhje.
shkoder (1).jpg" style="height:418px; width:780px" />

Arka e kishës ku autori mori lekët
Njoftimi i plotë:
Shkoder
Vjedh me thyerje Kishën Françeskane, si dhe dëmton disa objekte kulti fetar, arrestohet në flagrancë nga policia
Nga strukturat e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” kapet dhe arrestohet në flagrancë shtetasi:
Kristjan Arra 26 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër, i denuar dhe më parë për “Vjedhje”
Arrestimi i tij u bë pasi në Kishën Françeskane, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, ka vjedhur një sasi lekësh, si dhe ka dëmtuar disa objekte të kultit fetar me vlerë të kësaj Kishe.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vjedhje” dhe “Shkatërrimi i veprave kulturore”, parashikuar nga nenet 134 dhe 160 të Kodit Penal.
13:55/ 26-vjeçari vodhi kishën në Shkodër, reagon Patër Aleksandri: Më kërkoi mëshirë, e kam falur
Pas arrestimit të 26-vjeçarit, i cili u kap në flagrancë duke vjedhur nga Kisha Françeskane në Shkodër, një reagim ka ardhur nga përgjegjësi i kishës.
Padër Aleksandër Tanushi, përgjegjësi i kishës së fretneve, ka treguar se si kishte ndodhur ngjarja dhe se hajduti kishte vjedhur vetëm 7 mijë lekë të reja.
Padëri fillimisht deklaroi se fillimisht ka patur frikë kur është përballur me hajdutin ndërsa tregon se i riu menjëherë i ka kërkuar mëshirë.
Lutem për hajdutin që të gjejë rrugën e vërtetë. E kam falur.
Patër Aleksandër Tanushi
Gjithashtu padër Aleksandri ftoi qytetarët që të largohen nga rastet e vjedhjeve dhe fenomeneve të tjera negative.
Komente


Shum keq.turp dhe familjes. Te pakten nuk qenka Mysliman,se hajde degjoi komentet
PërgjigjuPo hajdudi nuk ka fe as parti as krahine .
Shim keq.
Përgjigju