Vrau gruan me çekiç në Shkodër, 69 vjeçari me halucinacione në Gjykatë: Më dalin krimba nga goja

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 69 vjeçarin Bashkim Teli. Seanca gjyqesore e zhvilluar me dyer të mbyllura e ka cilësuar si të ligjshëm arrestimin e 69 vjeçarit si autor i vrasjes së bashkëjetueses së tij.  

Në seancën gjyqësore, Bashkim Teli ka rrëfyer edhe krimin e kryer ndërkohe që ka tronditur edhe trupin gjykues me dëshmine e tij duke shfaqur shenja të qarta halucinacionesh. Sipas Bashkim Telit, ai ka rrëfyer para trupit gjykues së menjëherë pasi kishin vendosur të bashkëjetonin në Shkodër, Bashkimi kishte bërë pjesë të pronësisë të banesës edhe viktimën Suzanën, me insistimin e fortë të kësaj të fundit. Ata ishin një çift i pandashëm dhe në çdo mur të shtëpisë kishte foto të çiftit. Sipas dëshimsë të Bashkimit në gjykatë, mjekët e kishin këshilluar të mos flisnin pasi merrte ilaçet nuk duhej të diskutonte me njeri, por bashkëjetuesja kishte folur pafund edhe pse Bashkimi i kishte kërkuar të mos fliste, pastaj ato kishin nisur të debatonin dhe shtyheshin me njëri-tjetrin, dhe më pas kishtë ndërmarrë aktin makabër, duke e qëlluar më çekiç që shkaktoi edhe vdekjes e Suzana Sheminit.

Prej një viti, vajzat e autorit te ngjarjes nuk komunikonin me të atin, ndërkohe që ato janë interesuar pranë avokatit mbrotjes Agim Martini në lidhje me fatin e të atit të tyre i cili është edhe autor i kësaj vrasje makabre ne qytetin e Shkodrës.

Avokati mbrotjes ka kërkuar ekspertimin neoro-psiqik, pasi në bazë të të dhënave dhe ngjarjes Bashkim Teli shfaq shenja të forta psiqike të cilat mund ta kenë çuar atë të kryejë këtë krim.  

Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër ku është mbajtur edhe seanca e 69 vjeçarit, nuk kanë qënë pjesëmarrëse asnjëra nga vajzat e e tij. Ai nuk ka shpallur shenja pendese, vetëm është shprehur që ditët e tij janë të numëruara.

Mësohet se shkak i vrasjes ka qënë një shumë parashë që gruaja ia kishte kërkuar 69-vjeçarit. Ky i fundit nuk ka pranuar t’ia jepet dhe në debat e siper, i moshuari e ka goditur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ora 10:04
Shkodër, del sot para gjykatës autori që vrau gruan me çekiç
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

    Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite