Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë për autorin e vrasjes së Indrit Halilit, Denis Arrilla.

Apeli ka rikonfirmuar dënimin me 35 vite burg, pasi ai vrau në nëntorin e vitit 2014 në Shkodër 26 vjeçarin.

Por si ndodhi ngjarja?

26 vjeçari është ekzekutuar në një pritë të armatosur pranë banesës tij në Shkodër në lagjen “Partizani” në qytetin verior, pas një debati në kalçeto.

Ai ka qenë duke u kthyer për në banesë në këmbë, ndërsa disa metra larg tij ka qenë një automjet nga i cili ka dalë një person dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tij, mbi 15 herë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas kryerjes së krimit automjeti është larguar me shpejtësi i favorizuar edhe nga errësira e rrugës.

Në vendin e ngjarjes ishin gjetur 15 gëzhoja kallashnikovi. Autori i vrasjes së 26 vjeçarit, Indrit Halili, është prangosur nga policia e shtetit në zonën e Brrylit në Tiranë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)