Shkodër/ Zbulohet një ‘shtëpi bari’ në fshatin Trush, gjenden 123 bimë narkotike! Në pranga tre familjarët! Brenda banesave u gjenden armë e një Jet Ski (EMRAT)

SHKODËR- Një banesë e pabanuar e përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike me anë të llambave është zbuluar në fshatin Trush i Poshtëm në Shkodër. Në pjesën hyrëse të banesës dhe në katër dhomat e saj u gjetën dhjetëra bimë narkotike të kultivuara në vazo, me anë të llambave elektrike. 

Policia thotë se në momentin e ndërhyrjes, në banesën e përshtatur si laborator, u kap në flagrancë duke u kujdesuar për bimët narkotike, shtetasi Lorenc Trieshi, 34 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.   

Si autorë të dyshuar të kultivimit të kanabisit janë arrestuar Dedë Laca, 64 vjeç dhe djali i tij Anton Laca, 36 vjeç. Nga hetimet rezulton Lorenc Trieshi, është nipi i shtetasit Dedë Laca.

Gjatë kontrollit të banesës u konstatua se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, që shërbente për furnizimin e pajisjeve elektrike që përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.   

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 82 llamba dhe aparate të ndryshme elektrike, 5 aspiratorë, si dhe u morën për ekspertim 123 bimë narkotike që ishin kultivuar në vazo.   

Sipas bluve të Shkodrës, nga kontrolli përreth banesës, në një ambient tjetër të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike, u gjetën 2 mjete lundruese tip “Jet Ski”, pa dokumentacion.    

Në përfundim të hetimeve paraprake u bë arrestimi në flagrancë i këtyre 3 shtetasve, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në bashkëpunim.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e organizatorëve të kësaj veprimtarie kriminale, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me 2 karikatorë me fishekë, 1 armë gjahu sportive, 2 automjete, tip “Range Rover” dhe tip “Benz”, prodhime të viteve të fundit.  

Po ashtu është shoqëruar në ambientet e policisë, kryetari i fshatit Trush i Poshtëm, shtetasi K. D., 38 vjeç, lexuesi i matësve elektrikë në zonë, shtetasi Z. N., 26 vjeç, si dhe elektricisti i zonës, shtetasi F. H., 29 vjeç,  ndaj të cilëve u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:50
Balla: Lufta kundër kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike po rikthen besimin tek policia

1697612611_shkoder.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur dy operacionet e fundit policore në Lezhë e Shkodër, kundër kultivimit e trafikimit të narkotikëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla thekson se operacionet jo vetëm i japin goditje krimit, por edhe rikthejnë besimin qytetar tek strukturat e rendit.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për operacionet anti-drogë në Lezhë dhe Shkodër ku u sekuestruan sasi të mëdha kanabis dhe një numër armësh zjarri. Lufta jonë kundër kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, po merr çdo ditë mbështetje edhe më të madhe nga publiku dhe po rikthen besimin tek Policia”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Ora 09:57
Kultivuan kanabis me llamba në Shkodër, dalin pamjet e operacionit! Momenti kur prangoset duke fjetur brenda ‘shtëpisë së barit’ 38-vjeçari

Policia e Shkodrës ka zbuluar një shtëpi të përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave në fshatin Trush i Poshtëm. Brenda shtëpisë së barit u gjetën të kultivuara në vazo 123 bimë narkotike, ndërsa u arrestuan tre familjarë. Një prej tyre Lorenc Trieshi u kap brenda shtëpisë së barit, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e prangosjes së tij.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anamali: 18/10/2023 18:18

    Sa u nderru kryetari i njesise Berdic ju prenen dritat Tush Gacit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

‘Paketa e Maleve’, Rama nga Thethi: Mbështetje e re për investitorët vendas që duan të investojnë në tokën e të parëve

‘Paketa e Maleve’, Rama nga Thethi: Mbështetje e re për investitorët vendas që duan të investojnë në tokën e të parëve