2 persona janë denoncuar të zhdukur në Shkodër. Bëhet fjalë për Agron Mollajn dhe Gëzim Hysën. Denoncimin për zhdukjen e tyre e kanë bërë bashkëshortet në polici.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se që prej datës 23 gusht, familjarët nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tyre. Agron Mollaj, 47 vjeç dhe daja i tij, Gëzim Hysaj, 56 vjeç janë zhdukur që prej mbrëmjes së 23 gushtit.
Policia po punon për gjetjen e tyre, por ende s’ka të dhëna se çfarë ka ndodhur me ta.
Në njoftimin zyrtar të policisë nuk bëhen me dije detajet dhe identiteti por jepen vetëm të dhënat telegrafike për ngjarjen dhe denoncimin e saj.
Neper Dobraç duhet te jene........
Përgjigju