Konkursi për Rozafa Tower! Rama: Gati kontratat për rrugët e reja të Korridorit Blu, Shkodra bëhet 40 min nga Tirana, 2 orë nga jugu

Po zhvillohet në Shkodër Konkursi ndërkombëtar për Rozafa Tower. Pesë studio të mirënjohura europiane po paraqesin përpara jurisë projekt idetë. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama në krah të kryebashkiakut Benet Beci.

'Duam të kemi një ndërtim dinjitoz në qytetin tonë dhe më kërklesën në rritje për turizmin, rritet edhe nevoja për investime. Shkiodra me gjithë sia ka fal zoti e natyre, i tërheq vëmdnejn të huajve. Kjo garë tregon rëmndësinë q ëka qyteti jonë, duke tërhequr vëmendjen e arkitektëve të huaj', u shpreh në fjalën e tij kryebashkiaku Beci.

Ndërkohë në fjalën e tij kryeministri Rama vlerësoi këtë nisëm që do i japë tjetër hov turizmit në veri dhe Shkodrës si destinacion.

'Vërtet një moment shumë i bukur që jemi këtu pas pritjeje të gjatë dhje përgatitje. Është e rëndësishme përgatitje për konkursin ndërkombëtar

Për të sjellë në jetë që do ta shndërroj Shkdorën në destinacion turistik dhe shumë të kërkuar si destinacion. Konkursi ka vlerë shumë të veçantë pasi marrin pjesë studio ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë dhe nga ana tjetër sepse do të sjellë 5 mundësi, një ndër të cilat zgjidhet nga juria për të ndërtuar një objekt që nuk është thjesht një objekt privat por një objekt që ne synojmë të krijoj një ikonë të këtij shekulli për Shkodrën që është e pasur me monumente me gjurmë të historisë ku çdo brez ka lënë gjurmën e vet dhe ku kjo ndërtesë do të jetë një gjurmë që do i shtohet kësaj trashëgimie të Shkodrës.'

Më tej Rama lajëmroi dhe nisjen e punimeve për akse të tjera rrugore si pjesë të Korridorit Blu, që do lidhin Tiranën me Shkodrën për 40 minuta, e Shkodrën me jugun e Shqipërisë në më pak se 2 orë.

'Është pjesë e një vizioni më të gjerë që kombinon së bashku investime publike për Shkodrën dhe këtë territori që shkon lart në Thethin e mrekullueshëm që shtrihet deri në kufirin me Malin e Zi. Patjetër duke konsideruar domosdoshmërinë e një lidhjeje të shpejtë të sigurt të Shkodrës me veriun apo Tiranën dhe jugun kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Murriqan të Korridorit Blu që ka një segment të përfunduar në aksin Thumanë Kashar por do vijojë me segmente të tjera që do lidhin Balldrenin me Milotin, Murriqanin edhe Balldrenin me Thumanën. Për të gjitha këto i kemi të qartë edhe hapat dhe një pjesë të rëndësishme të punës edhe për projektet e kemi bërë dhe për pak ditë do lidhen kontratat e reja për segmente të reja nga Kashari në Rrogozhinë, në Fier e kështu koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do jetë 40 minuta, ndërkohë koha e lidhjes së Shkodrës me jugun do të jetë sa ç’është koha e lidhjes me Tiranën. Deri në Vlorë për 2 orë.'

Studiot pjesmarrëse:

Benedetta Tagliabue - EMBT Architects nga Barcelona

Kuehn Malvezzi Architects nga Berlini

Selgascano Architects nga Madridi

Baukuh Architects nga Milano

Piero Lissoni & Partners nga Milano

Lajmi ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:08
Rama batuta në konkursin e Rozafës: Po sfidoni Pjerin Ndreun, që përpiqet ta bëjë Lezhën më të rëndësishme se Shkodrën

 

Gjatë fjalimit të tij në Konukursin ndërkombëtar për Rozafën e Re në Shkodër, Kryeministri Rama bëri batuta teksa përmendi emrin e kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreut.

Rama tha se Ndreu po përpiqet ta bëjë Lezhën më të rëndësishme se Shkodra, megjithëse e ka shumë të vështirë.

'Faleminderit të gjithë konkurrentëve të ftuarve ndërkombëtarë, për të ndjekur këtë event historik për Shkodrën. Nga ky event lind gjurma e re për brezin e ri. Falënderoj në mënyrë të veçantë Agustinin brezin e ri të familjes për faktin që u treguan shumë të hapur për të organizuar konkursin që ajo që do bëjnë është investim privat por edhe përpjekje e përbashkët me bashkinë dhe shpresoj të kemi evente të tjerë si ky. do sfidohet më shumë Pjerin Ndreu në Lezhë që ka kohë që përpiqet të kthejë Lezhën në qendër më të rëndësishme se Shkodra. E ka shumë të vështirë. Por duke parë Shkodrën do i çojë më tej planet e tij ambicioze.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Bora Muzhaqi nga Dibra dhe Korça: Vijojmë konsultimet për Ligjin e Rinisë dhe Vullnetarizmit

Bora Muzhaqi nga Dibra dhe Korça: Vijojmë konsultimet për Ligjin e Rinisë dhe Vullnetarizmit