SHKODER- Flakët që kanë përfshirë banesën i kanë marrë jetën një të moshuari invalid në qytetin e Shkodrës. Banesa ndodhet në katin e parë të një pallati në lagjen Qemal Stafa. Ajo është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës duke u gdhirë mëngjesi i sotëm.
Viktima Zija Tahiri, 78 vjeç, jetonte i vetëm dhe në momentin kur ka rënë zjarri nuk ka mundur të dalë pasi ishte i paralizuar. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur të shuajnë flakët për të mos u përhapur në pjesën tjetër të pallatit por nuk kanë mundur të shpëtojnë të moshuarin.
Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com