SHKODËR- Një apartament në katin e katërt të një pallati në lagjen “Parrucë” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur kështu shuarjen e flakëve që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e një pakujdesie nga kryefamiljari i cili kishte harruar cigaren ndezur.
Më pas zjarri është përhapur në pajisjet me gaz në banesë. Për shkak të tymit që mbuloi zonën, një qytetar u asfiksua dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku iu dha ndihma e parë dhe gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.
Në vendngjarje mbërriti edhe kryebashkiaku Benet Beci i cili ka takuar anëtarët e familjes Haxhia që banonte në apartament. Më pas ka hyrë brenda banesës për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga flakët.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:17
Sërish zjarr në Shkodër! Banesa përfshihet nga flakët pas shpërthimit të një bombule gazi, detajet e para
Një tjetër zjarr ka rënë mëngjesin e kësaj të premteje në një banesë në Shkodër, për shkak të shpërthimit të një bombule gazi.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Partizani në zonën e Rusit, ku si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit një banesë është ‘përpirë’ nga flakët.
Siç raportohet, deri më tani nuk ka persona te lënduar, ndërsa forcat zjarrfikëse kane neutralizuar zjarrin.
Zjarri në apartamentin e pallatit në Shkodër, Benet Beci viziton familjarët! Inspekton dëmet e shkaktuara nga flakët
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku mëngjesin e sotëm një apartament në katin e katërt të pallatit u përfshi nga flakët.
Mësohet se banesa është e familjes Haxhia, e përbërë nga 5 anëtarë. Këta të fundit fatmirësisht nuk kanë qenë të pranishëm në momentin që apartamenti është përfshirë nga flakët.
Benet Beci shihet teksa hyn në pallat për të inspektuar dëmet e shkaktuara. Ndërsa komunikoi edhe me anëtarët e familjes Haxhia për t’i qetësuar lidhur me ngjarjen e ndodhur.
Zjarri në katin e katërt të pallatit në Shkodër, asfiksohet një qytetar, dërgohet me urgjencë në spital
Një qytetar është asfiksuar si pasojë e tymit të shkaktuar nga flakët që përfshinë apartamentin në katin e katërt të pallatit në Shkodër.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është dhënë ndihma e parë. Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë arritur të vënë shuajnë flakët në banesë.