SHKODËR- Në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë ka rënë zjarri, ku për fat të mirë flakët u vunë në kontroll duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:05 të mëngjesit të kësaj të shtune në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë, e për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Evakuimi i tyre është bërë në kohë, duke bërë që dëmi të jetë vetëm material. 

Flakët janë neutralizuar në kohë nga shërbimi zjarrfikës, përpasojë flakët nuk u përhapën në dhomat e tjera. Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se shërbimi po vijon pa ndërprerje. 

"Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.   Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar.  Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.  Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti", thuhet në reagim e tyre. 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:11
Dalin PAMJET/ Dhoma e pacientëve në spitalin e Shkodrës e bërë shkrumb e hi

 1682148067_13.jpg

Flakët e zjarrit në Spitalin Rajonal të Shkodrës kanë qenë të përmasave të mëdha, ku mund të shihet se dhoma e spitalit është bërë shkrumb e hi.

Ora 09:02
Zjarr në një nga dhomat, Spitali Rajonal Shkodër: Pacientët janë evakuuar në kohë! Shërbimi vijon pa ndërprerje

 

Spitali Rajonal Shkodër ka bërë me dije se shërbimi po vijon pa ndërprerje, e ndërsa thekson se si pasojë e zjarrit në dhomën e pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë nuk ka të lënduar.

"Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.   Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar.  Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.  Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti", thuhet nw reagim.