Shkodër- Kati i dytë i një banese në Shkodër u përfshi nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, kurse shkak dyshohet se është bërë një shkëndije elektrike.

Ngjarja ka ndodhur sot (10 qershor), rreth orës 14:50, në fshatin Golem.

“Dyshohet se për shkak të një shkëndije elektike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. R. Për pasojë është djegur kati i dytë i banesës”, thanë burime policore.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, informon se shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakët.

 Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe pritet ekspertimi piroteknik për të zbuluar përfundimisht shkakun që shkaktoi vatrën e zjarrit.