Shkodër/Kapen 4000 fara kanabisi, do shiteshin për 16 000 euro, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi u kapën me vete me 4000 fara kanabis dhe 140 doza lëndë narkotike. Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Kolë Ksollën, 25 vjeç dhe Julian Mauhja, 43 vjeç, të dy banues në fshatin Grude e Re, Shkodër, gjatë operacionit të koduar 'Gruda'.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka kryer kontrollin fizik të ushtruar ndaj dy personave, që ndodheshin në ambientet e një lokali në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër.

Pas arrestimit policia ushtroi kontroll edhe në banesën e shtetasit Kole Ksolla, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese me lëndë cannabis sativa dhe një sasi farash të bimës cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar në total rreth 4000 fara cannabis sativa dhe 140 doza lëndë narkotike cannabis sativa.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet lidhjeve të tyre jashtë vendit, kishin siguruar 4000 fara të bimës narkotike cannabis sativa, të cilat do t’i shisnin kundrejt pagesës 16.000 euro.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat  penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë