SHKODËR-Rreth tre muaj pasi plagosi shokun e tij se e shau nga familja, është arrestuar pas një muaji, autori 20-vjeçar.

Në pranga ka rënë Astmir Shabanaj, ku ngjarja u regjistrua në lagjen  "Qemal Stafa", Shkodër më 4 korrik.

Uniformat blu njoftojnë se arrestimi i tij, u realizua pasi 20-vjeçari plagosi 19-vjeçarin e quajtur Igli Pallosha.

Mbi të rëndon akuza për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” e “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.