Shkodër/Projekt-vendimi për dëmshpërblimet, Ademi: Do evidentojmë dëmet

Dhënia e pëlqimit për miratimin e vlerës së dëmeve për familjet e prekura nga përmbytjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar përgjatë muajit mars në zonën e Nënshkodrës, ishte një ndër pikat e diskutuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Shkodër. Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, bëri një relacion të vlerësimit të dëmeve të përmbytjeve.

Njësitë Administrative të Nënshkodrës, të prekura nga përmbytjet përgjatë muajit mars, kërkojnë të dëmshpërblehen, ndërsa pas miratimit të vlerësimit të dëmeve nga Këshilli Bashkiak, tashmë pritet për t’u parë nëse do të ketë kompensim të plotë edhe me institucionet qëndrore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur