Shkodër/ Tentoi të korruptonte efektivët e policisë, në pranga 44-vjeçari! Ishte shpallur në kërkim që nga janari

Shkodër/ Tentoi të korruptonte efektivët e policisë, në pranga 44-vjeçari! Ishte shpallur në kërkim që nga janari

Foto ilustruese

Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga uniformat blu, pasi ishte shpallur në kërkim që nga muaji janar i këtij viti, për shkak se kishte tentuar të korruptonte policët, që e kishin ndaluar teksa transportonte emigrantë të paligjshëm.

Bëhet fjalë për Kristodhules Molla, 44 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, i cili është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga, nga uniformat blu.

44-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 3 janar të këtij viti, u ndalua në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke transportuar emigrantë, kundrejt pagesave, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Menjëherë pas konstatimit nga shërbimet e Policisë, 44-vjeçari ka tentuar të korruptojë efektivët. Gjithashtu, ai është larguar me shpejtësi, me automjet, nga vendi i ngjarjes, duke përbërë rrezik për jetën e efektivëve që po kryenin veprimet procedurale për rastin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor