Gjendet një automjet tip "Mercedes Benz" i djegur në periferi të Shkodrës, ndërsa brenda grupi hetimor ka konstatuar edhe një armë zjarri tip automatike "MP5". Dyshohet se makina dhe arma iu përket autorëve të vrasjes së ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij, Silvi Ndoci, në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.
Automjeti është gjetur i shkrumbuar në dalje të qytetit të Shkodrës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për gjetjen e provave të tjera që mund ta lidhin makinën e djegur dhe armën autometike tip "MP5" me krimin tronditës në lagjen "Naim Gjylbegu" të kryeqendrës së veriut ku çifti u ekzekutua në sy të djalit 2-vjeçar.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër
Informacion Paraprak
Me date 15.07.2018 rreth orës 10:30 jemi njoftuar se në lagjen Dobraç, në dalje të Bypass-it është gjetur një automjet i djegur.
Menjëhere kanë shkuar forcat policore dhe grupi hetimore dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Paraprakisht dyshohet se mjeti të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur sot në orët e para të mëngjesit ku ka mbetur i vrarë shtetasi B. B. 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij shtetësja S. N. rreth 25 vjeçe, pasi në mjet është gjetur dhe një armë zjarri automatike.
Lajmi kryesor: