SHKODER- Viti 2012 ka shënuar 18 vrasje me 22 vikitima në qarkun e Shkodrës. Gjatë vitit 2012 në Shkodër ka patur disa vrasje me më shumë se një viktimë, ndërsa gjakmarrja ka qenë e pranishme dhe pse zyrtarisht jepet si hakmarrje dhe bëhen përpjekje për mos evintimin me këtë motiv të ngjarjeve të rënda të ndodhura.
Nga 18 vrasjen e ndodhura 6 kanë qenë për gjakmarrje ndërsa një tjetër ka patur motiv gjakmarrjen por viktimë mbeti një i pafajshëm.Gjithashtu ka patur 3 vrasje në familje si djali që ka vrarë babanë (Prekal,Shkodër), djali ka vrarë nënën( Shkodër), babai ka vrarë vajzën e mitur( Temal,Shkodër) .Viktima të vrasjeve kanë qenë dhe femrat ,madje dhe të mitura .E tillë është rasti i 17 vjeçares Marie Quku që u vra për gjakmarrje ndërsa ndihmonte gjyshin për të punuar arën në Kir të Dukagjinit në Shkodër.E moshuara Merjeme Kotrri goditet nga i biri me mjete të forta dhe vdes në spital,ndërsa 14 vjepçarja Marjana Bregu nga Temali vritet nga babai i saj pasi nuk donte të rrintegjatë verës në fshatin e largët malor por të kthehej në banesën ku jetonin në Shkodër.
Vrasjet për motive pronësie kanë qenë katër duke shkatuar 5 viktima ku rasti mëi rëndë është ai i ndodhur në Qelëz të Pukës ku u vranë dy persona dhe u plagosen tre të tjerë,të gjithë nga familja Markaj.Vrasjet nuk kanë ndodhur vetëm në zona rurale apo malore por dhe në qytet ,afër spitalit apo universitetit ku viktima kanë mbetur dhe njerëz të pafajshëm që ndodheshin rastësisht në rrugë siç është rasti i 24 vjeçarit Aleksandër Qarri,në afërsi të universitetit të Shkodrës. Nga vrasjet e ndodhura në vitin 2012 në Shkodër,14 kanë qenë në këtë rreth,1 në Malësi të Madhe dhe 2 në Pukë. Nga 18 vrasjet e ndodhura 5 nuk janë të zbuluara nga policia ( zyrtarisht nuk jepet autori).Në ngjarjet me më shumë se një të vrarë ,ka dy vëllezër në Qelëz të Pukës, gjysh e mbesë në Kir të Shkodrës ,djalë e baba në qytetin e Shkodrës dhe ajo e ditës së fundit të vitit 2012, e ndodhur sot në hot të ri. Përveç vrasjeve si krimi më i rëndë ,gjatë 2012 ka patur dhe vetvrasje, vdekje aksidentale duke veçuar aksidentet automobilistike me pasojë vdekjen e personave.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com