TIRANE - Qyteti i Shkodrës do të jetë bashkia më e lakmuar që Partia Socialiste do të kërkojë të rrëmbejë nga bastionet e Së djathtës në zgjedhjet e 21 qershorit. Në kampin socialist, marrja e kryeqëndrës së veriut shihet si një tregues rritjeje në performancën dy vjeçare të qeverisë në pushtet. Arritja e një rezultati pozitiv në zgjedhjet vendore në qytetin e Shkodër do të ishte domethënëse edhe për shkak se ishte pikërisht ky qytet, ku koalicioni PS-LSI, zyrtarizoi bashkëpunimin dhe rivendosjen në normalitet të marrëdhënieve brenda të majtëve.