Kryeqendra e Veriut njihet për futbolldashjen, por edhe për artin e kulturën. Megjithatë, ajo që tërheq vëmendje të veçantë është përkrahja që ata i japin kombëtares gjermane të futbollit.

Goli në minutat shtesë i Toni Kroos kundër Suedisë, ka çuar peshë të gjithë tifozët e Gjermanisë, pasi i dha 3 pikët ekipit të Lëv, duke i bërë të shpresojnë ende për të kaluar fazën e grupeve të këtij Botërori.

Dhe, ky ekzaltim është pasqyruar edhe tek tifozët shkodranë, ku shumica prej tyre njihet si e afeksionuar pas kombëtares gjermane. Tifozët kanë dalë nëpër rrugë duke festuar për atë fitore në limite ndaj Suedisë. 

Shikoni si u festua mbrëmë në rrugët e Shkodrës: