Çerdhet dhe Kopshtet do të hapen më 1 qershor sipas rregullave strikte higjieno-sanitare, ndërsa në Shkodër ato do të hapen më 5 qershor. Njoftimin e ka dhënë Bashkia Shkodër, ku thotë se çerdhet dhe kopshtet do të hapen në qytet më 5 qershor, pasi do të vijojnë me procedurat e blerjes së materialeve që duhet për të siguruar kushtet higjienike.
Bashkia Shkodër njofton se do të vijojë procedurat e blerjeve për termometra infrared, dezinfektantëve dhe materiale të tjera të nevojshme për kopshtet dhe çerdhet që të sigurojnë shëndetin e tyre dhe të edukatoreve. Furnizimi me pajisjet do të bëhet me datën 4 qershor 2020 thekson Bashkia Shkodër, duke siguruar plotësimin e protokollit për të gjitha institucionet.
"Njoftohen prindërit dhe fëmijët se, në zbatim të Urdhrit nr. 333 datë 20.05.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shërbimi në kopshtet dhe çerdhet në qytet dhe njësitë administrative të Bashkisë Shkodër do të vijojë me datën 5 qershor 2020. Në zbatim të Urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bashkia Shkodërka zhvilluar proceduren e blerjeve për sigurimin e kushteve shtesë në respektim të protokollit për funksionimin e hapjen e koshteve dhe çerdheve si: Termometra infrared, dezinfektantë të posaçëm etj. Furnizimi do të jetë sipas procedurës me datën 4 qershor 2020, duke siguruar plotësimin e protokollit për të gjitha institucionet", thuhet në njoftimin e Bashkisë Shkodër.