OSHEE vijon kontrollet për verifikimin e abonentëve në rajonin e Shkodrës në kuadër të aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Nga të dhënat e dy ditëve të fundit nga grupet operative janë zbuluar 16 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, kryesisht në zonat Shkodër dhe Lezhë.
/Shqiptarja.com
Deri më tani, në 7 ditë kontrolle, janë shoqëruar në komisariatet e policisë 51 abonentë, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike përmes skemës së rilidhjes, konsumit pa matje dhe pa kontratë. Vetëm në Lezhë janë zbuluar së fundmi 10 abonentë.
OSHEE thekson se aksioni në bashkëpunim me policinë gjyqësore do të vijojë, “Në kushtet kur rajoni Shkodër paraqet tregues larg objektivit me nivelin e humbjeve dhe arkëtimeve”.
d.b/shqiptarja.com










