Shkodra në aksion, heq telat e kabujt mbi kokat e njerëzve si rrjeta merimangash! Shikoni videon

Shkoder- Grumbuj telash kabujsh që kalojnë në mes të rrugës, në hyrjet dhe fasadat e pallateve dhe që qëndrojnë mbi kokat e qytetarëve si rrjeta merimangash, në Shkodër nuk do të shohim më.

Aksioni për lirimin e hapësirave pranë pallateve nga kabllot e kompanive të internetit ishte paralajmëruar dy javë më parë dhe këtë mëngjes Bashkia Shkodër ka nisur nga puna.

Puna nisi në lagjen e Parrucës për të vijuar më pas në të gjithë qytetin, ndërsa pamjet për gjendjen e krijuar nuk kanë nevojë për koment.

Në përgjigje të urdhrit të Bashkisë Shkodër, një pjesë e kompanive të internetit  kanë qenë bashkëpunuese duke qenë prezent edhe gjatë aksionit, ndërkohë që të gjitha lidhjet e tjera të paligjshme dhe të rrezikshme për banorët janë këputur nga Bashkia e Shkodrës.

Ky aksion, synon të garantojë sigurinë për banorët nga kabllo dhe tela që për 32 vite ishin kthyer në një problem për  qytetin e Shkodrës. Në çdo rast shkelje dhe cenim të hapësirave për banorët e pallateve, Bashkia Shkodër njofton se do të zbatojë ligjin.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/08/2024 00:26

    /KURSIMTAR/,vetem nje operator interneti perkthehet ne monopol e trust qe jane te kundraligjshme,por duhen vendosur rregulla te tjera ne menyren si e ku shtrihen e vendosen kabllot dhe jo vetem te internetit.Skena te tilla qe duken sikur je ne Kabul nuk duhet te kete me ne qytetet e fshatrat shqiptare.

    Përgjigju
    • kursimtari: 18/08/2024 16:19

      Me falni Iris mbase nuk jam shprehur qarte: Behet fjale vetem per nje operator rrjeti, qe del fitues pas nje tenderi dhe ne te cilin percaktohen edhe taksa e perdorimit te rrjetit nga kompanite e tjera te internetit Behet fjale per shume operatore interneti (internet providers) Konsumatori zgjedh operatorin e internetit dhe nuk ka te beje fare me operatorin e rrjetit

  • kursimtari: 16/08/2024 20:54

    Pamja e kabllove te internetit eshte nje problem kudo, ne te gjitha qytetet e Shqiperise. Rasti i Shkodres duhet pergezuar, por kjo nuk zgjidhet vetem me aksione, por kerkon zgjidhje ligjore dhe profesionale. Si per cdo gje, edhe ne fushen e rrjetit te internetit, vendi yne nuk eshte i pari, pra i duhet te beje te njejten zgjidhje vende te tjera, duke pasur vetem nje operator rrjeti dhe duke percaktuar taksen perkatese te perdorimit te rrjetit nga kompanite e tjera. Nje gje e tille do te bente qe te mos kishim ato rrjeta merimangash, dhe mbi te gjitha me pak shpenzime per rrjetin e internetit, te cilat rendojne ne xhepin e klienteve.

    Përgjigju
  • Bravo: 16/08/2024 16:54

    Per tu marre shembull! Kudo ne Shqiperi kabllot jane si rrjeta merimangash ne cdo cep dhe te vrasin syrin!

    Përgjigju
  • Gaci: 16/08/2024 15:27

    I lumte Bashkise. Pune te mira dhe me shume vend!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat