Shkodra në faqen kryesore të prestigjiozes italiane “Corriere Della Sera” për Festivalin Ndërkombëtar të Ushqimit

Shkodra në faqen kryesore të prestigjiozes italiane “Corriere Della Sera” për Festivalin Ndërkombëtar të Ushqimit

Artikulli i shkruar për Shkodrën në Corriere Della Sera

Nuk kishte ndodhur asnjëherë që Shkodra të jetë në faqen kryesore të gazetës prestigjioze italiane “Corriere Della Sera”, por SHIFE, Festivali i Parë Ndërkombëtar i Ushqimit ka vendosur Shkodrën në faqen kryesore të saj.

Kur na ndajnë edhe pak ditë që ky event të jetë pjesë e Shkodrës, prestigjiozja italiane ka bërë një shkrim të detajuar të asaj çfarë pritet të ndodhë në Shkodër për tre ditë me radhë, ndërkohë që 2023-shi do të ketë të tjera surpriza, për këtë event unik në llojin e tij në Shqipëri.

Gazeta italiane nis me kryetitullin “Nga Michelle Obama në Ballkan”, ajo i bën një përshkrim të hollësishëm këtij organizimi që për 3 ditë radhazi e kthen Shkodrën në epiqendër të pasqyrimit të shijes, elegancës dhe traditave më të mira të saj.

“Nga Piemonte në Shqipëri, pasi ka gatuar për emrat e mëdhenj botëror si (Sophia Loren, Michelle Obama, Armani, Ferrari etj.), Carlo Zarri, pronari i hotel-restorantit “Villa San Carlo di Cortemilia (Cuneo) do jetë në Shkodër, ku prej datës 14- 16 korrik merr jetë edicioni i parë i festivalit “Shife”, një festival ndërkombëtar i ushqimit i organizuar nën kujdesin e kryetarit të ri të Bashkisë Bardh Spahia, me përkujdesjen e shefit piemontez me origjinë nga Langa e Sipërme. Gjatë një takimi me Bardh Spahinë, në “Expo Milano” ku menaxhoja ushqimin dhe verën në hapësirën e USA-shpjegon Zarri, në atë kohë Spahia nuk ishte akoma kryetar i Bashkisë, por vjen dhe më takon në “Cortemilia”, ku pas një shëtitje në territor më premton, se do më priste në Shkodër për të organizuar të parin festival ndërkombëtar të ushqimit në Shqipëri. Një premtim i bërë projekt dhe pas pak ditësh realitet.

Përse të zgjedhësh një guzhinier piemontez për të drejtuar një eveniment shqiptar?

Motivet janë disa dhe të gjitha vënë theksin tek lidhjet mes dy popujve tonë thotë Zarri, i cili shprehet se Shqipëria ngjan si një degë e Italisë ku të gjithë flasin gjuhën italiane, e kuptojnë atë shumë mirë, e ata që punojnë në guzhinë, kanë kaluar një periudhë kohe në Itali dhe njohin zakonet tona. Nuk është gjithçka. Shqiptarët janë të lidhur me një model guzhine të thjeshtë, bazuar në një ekonomi të ngjashme shton Zarri, ku si në Itali që po ndodh prej disa vitesh, janë duke kërkuar të rikuperojnë disa ingredient lokal që po rrezikojnë të humbasin nga pasojat e kohës.

Zarri po punon me guzhinierët e zonës për të sjellë pjata të veçanta që nxjerrin në pah vlerat më të mira të zonës, ndërsa nuk do të mungojnë edhe prezantimet e verave lokale. E ndërsa është gati festivali i parë i këtij lloji, paralelisht Spahia dhe Zarri po punojnë për objektivin tjetër madhor të një tradite që do të vijojë. Në 2023 ata do të finalizojë binjakëzimin e Shkodrës me një komunë të rëndësishme në Itali, për ta zhvilluar festivalin dhe shpalosjen e këtyre vlerave në të dy rajonet. Vetë kryebashkiaku Spahia e ka cilësuar festivalin, si hapin e parë të kthimit të Shkodrës në vendin që i takon në rang kombëtar dhe atë ndërkombëtar, si një qytet ku turizmi zhvillohet mbi rrënjët e forta të traditës dhe pasurive të pafundme të territorit, ndërthurur me elementet që koha i dikton”, - thuhet në artikull.

Shkodra bëhet gati të presë një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit dhe risi për kryeqendrën e Veriut, por edhe bashkitë në përgjithësi në vendin tonë. Nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Bardh Spahia, vjen “Shkodra International Food Event”, edicioni i parë i Festivalit të Ushqimit dhe Pijeve.  Një udhëtim përmes trashëgimisë së pasur gastronomike, kulturore, artistike, historike dhe bukurive natyrore. Kanë mbetur detajet e fundit dhe ndërsa çdo gjë po merr formën e saj, në anën tjetër festivali ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave prestigjoze europiane. I tillë është edhe pasqyrimi i gjerë që i ka bërë një prej të përditshmeve më të mëdha italiane, “Corriere della Sera”.

Nga data 14- 16 korrik, për 3 ditë radhazi, Shkodra do të jetë shtëpia e madhe ku bashkohen vlerat më të mira turistike, me gastronominë dhe verërat lokale, që e bëjnë tunduese për të gjithë ofertën për të mos munguar në të parin festival të këtyre përmasave.

 

Artikulli i shkruar për Shkodrën në Corriere Della Sera
 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja