Shkodra 'në luftë' me kanabisin, Prefekti Millja: Ta zhdukim nga qarqet problematike

Lufta kundër kanabisit ka qenë në qendër të një takimi në prefekturën e qarkut Shkodër mes prefektit Çesk Millja, drejtorit të policisë vendore Shkodër Niko Brahimaj dhe përfaqësuesve të bashkive. Prefekti Millja deklaroi se lufta kundër kultivuesve të kanabisit duhet të jetë e fortë që Shkodra të zhduket nga harta e qarqeve me ketë problematikë.

'Të gjithë strukturat me vlerën dhe punën e tyre, kufiri, FNSH të cilat me plane të detajuara kanë qenë pjesë e gjitha operacioneve për parandalimin, asgjësimin dhe vënien para përgjegjësive të personave si dhe marrjen e masave ligjore për të luftuar kultivimin e kanabisit në Shkodër', tha Prefekti Millja

Brahimaj deklaroi se policia s’mund të jetë e vetme në luftën kundër kanabisit duke kërkuar përfshirjen edhe të institucioneve të tjera dhe shtoi se është katërfishuar goditja ndaj kanabisit.

'Të gjitha organet që operojnë në Shkodër duhet të angazhohen në luftën kundër kanabisit, ky takim të vlejë për të gjithë si thirrje e ndërgjegjes që qarku i Shkodrës të ketë rezultate që të mos quhemi më si delja e zezë e kanabisit', tha drejtori i Policisë Shkodër, Niko Brahimaj

Drejtori i policisë foli edhe për zonat malore ku kultivohet kanabisi duke thënë se do të shtohen fluturimet nga ajri por edhe mjetet e kalueshmërisë së lartë duke qenë se përveç terrenit të vështirë problem është se parcelat tashmë janë në vende të vogla shpesh edhe të mbyllura.

"Këtë vit, nëse vjet kemi pasur 14 fluturime nga ajri, këtë vit do të kemi edhe më shumë monitorim nga ajri., ndoshta 16 kjo do ta bëjë më të lehtë evidentimin e parcelave pasi nuk kemi më parcela masive por të vogla në terrene të vështira", tha drejtori i Policisë Shkodër, Niko Brahimaj

Pavarësisht luftës kundër kanabisit Shkodra vazhdon që të mbetet në hartën e kuqe si një prej qarqeve problematike për kultivimin e kanabisit. Gjatë takimit përfaqësuesit e Bashkive Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës dhe Pukë treguan për disa pengesa që janë por edhe për punën që po bëjnë për të ndihmuar policinë duke qenë se në këtë luftë duhet të jenë të përfshirë të gjitha institucionet.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 12/02/2020 17:46

    A ska asnje qytetar ne Shkoder per postin e Prefektit, por e keni nxjerr nga fundi botes kete qe keni vendosur Prefekt.Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille