Lulzim Basha ka hapur sot fushatën elektorale në qytetin e Shkodrë, por është ndeshur me një surprizë jo fort të këndshme.
Mbështetësit e PD mbanin në duar pankarta “Jozefina, krenaria e Shkodrës” dhe ky moment nuk mund t'i shpëtonte aspak kryedemokratit, i cili një javë më parë vendosi të mos kandidojë ish-nënkryetaren e PD dhe deputeten historike të Shkodrës e cila përfaqëson këtë qytet prej 21 vitesh.
Gjithashtu, mbështetësit e PD lëshuan tullumbace me foto të Topallit.
Pankartat u ekspozuan pikërisht në momentin kur Basha po mbante fjalimin përpara votuesve demokratë. Basha nuk s'e ka lënë pa komentuar këtë moment, ndërsa ka shprehur vlerësime për kontritubin e Topallit në Partinë Demokratike dhe politikën shqiptare.

(Pankarta dhe foto të Topallit nga mbështetësit e PD në Shkodër)
Për herë të parë që prej vitit 1996, Jozefina Topalli do t'i mungojë Kuvendit dhe Shkodra nuk do të përfaqësohet nga ajo.
Topalli u zëvendësua në krye të listës së demokratëve në Qarkun e Shkodrës nga pedagogu dhe historiani Romeo Gurakuqi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
'Jozefina krenaria jonë'/FOTO">