Vllaznia fitoi sot ndeshjen përballë Lushnjes me rezultatin e thellë 4-0. Por kjo ndeshje më shumë se për rezultatin do të mbetet në memorie për golin e Xhevahir Sukajt nga më shumë se 60 metra.
Duke parë daljen e portierit Spaho, Sukaj goditi nga mesfusha duke shënuar një super gol, të rrallë në kampionatin shqiptar. Goli i shkodranit ngjan me atë të Ibrahimoviç, që shënoi pak ditë më parë në SHBA.
Por kush gol ishte më i bukur? Sukaj përgjigjet se “E pashë golin e Ibrës, por goli im ishte nga një distancë më e madhe”.
Gol i mrekullueshem
Përgjigju