Konfliktet që kishte prej kohësh me një shtetas, ka bërë që 32-vjeçari në gjendje dehur të përplasë më dashje mjetin e tij të parkuar si për të marrë hak. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, ndërsa 32-vjeçari me iniciale M.L. ka marrë plagë të lehta pas goditjes me makinë. Ai është arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe shkatërrim të pronës private.
32-vjeçari ishte një person i njohur për policinë pasi kishte dhe precedentë të mëparshëm penal. Ai duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur me dashje mjetin e parkuar të shtetasit D.K., me të cilin kishte konflikte të mëparshme.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur” dhe “Shkatërrim prone”.