Shkodër, arrestohet 35 vjeçari në Vau i Dejës, në prill qëlloi me pistoletë makinën të vriste shoferin (EMRAT)

Shkoder- Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë është arrestuar nga policia e Shkodrës.

Më 25 prill të këtij viti në Vau i Dejës, Vitor Kola ka qëlluar me pistoletë drejt një makine me qëllim që të vriste drejtuesin e mjetit

Më datë 25.04.2024, në Vaun e Dejës, shtetasi  Vitor Kola  dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë shtetasin Gj. N., 39 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ky shtetas. Nga të shtënat pat vetëm dëme materiale.

Vetë 39 vjeçari Gjek Nika banues në Koman kishte bërë denoncimin në polici për ngjarjen e ndodhur në orën 08:00 të 25 prillit. Fatmirësisht plumbat drejt automjetit të tij nuk kanë shkaktuar dëmtime në njerëz. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?