Shkodër/ 32-vjeçarja hedh në lumin Kir foshnjën e saj 6 ditëshe! Ua rrëfeu krimin murgeshave! Mjeku: Refuzoi të regjistronte atësinë e fëmijës

SHKODËR- Vetëm 6 ditë pasi solli në jetën djalin, në maternitetin e Shkodrës, e reja me iniciale O.G. e mbyti atë në lumin Kir. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Golem më 4 janar, ndërsa është zbuluar paraditen e kësaj të shtune kur u gjet trupi i pajetë.

Vajza e pamartuar, identitetin e së cilës “Report TV” ka vendosur të mos e publikojë, e ka kryer krimin në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo ishte e pamartuar dhe nuk kishte familje, ndaj jetonte me dajën në fshatin Golem, ndërsa fëmijës nuk i ka deklaruar atësinë.

Foshnja erdhi në jetë në datën 30 dhjetor 2022, ndërsa O.G doli nga materniteti i Shkodrës në datën 4 janar 2023. Në gjendje të rëndë psikologjike, e reja e hodhi foshnjen në rrjedhën e lumit Kir dhe të premten e 6 janarit është drejtuar te murgeshat, të cilave u ka rrëfyer krimin e rëndë.

“E kam hedhur sepse nuk kisha ku ta lija”, mësohet se ka thënë ajo, ndërsa murgeshat njoftuan menjëherë policinë.

Me të marrë denoncimin blutë e Shkodrës nisën kërkimet mbrëmjen e djeshme dhe paraditen e kësaj të shtune, ku në vendin e quajtur Postribë gjetën trupin e pajetë të foshnjës. E reja është vënë në pranga, ndërsa mbi të rëndon akuza e vrasjes. Mjeku i maternitetit të Shkodrës ka bërë me dije se 32-vjecarja refuzoi të regjistronte atësinë e fëmijës. Ajo kishte kërkuar që ta dorëzonte në shtëpinë e foshnjes por më pas kishte ndryshuar mendje dhe e kishte marrë me vete foshnjen.

Mjeku Senad Halluni shton se në spital nuk u paraqit asnjë anëtar i familjes dhe pas lindjes e vizituan vetëm disa kolege të ndërmarrjes së këpucëve ku punonte.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:03
32-vjeçarja hodhi foshnjen në lum, drejtori i maternitetit Shkodër: Refuzoi të shkruante atësinë e fëmijës! Pas lindjes, e vizituan vetëm disa kolege të punës

 

 

Drejtori i maternitetit të Shkodrës Senad Halluni ka folur para mediave lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një 32-vjecare hodhi foshnjen 6 ditëshe në lumin Kir.

"Ky është rast atipik për shoqërinë tonë. Sa i takon shërbimit të maternitetit Shkodër, mund t’ju shpjegoj që zonja ka ardhur në datën 30, është shtruar, ka qenë lindja e parë. Janë kryer të gjithë procedurat dhe në pranim është një filtër që ne regjistrojmë atësinë e fëmijës. Zonja ka refuzuar ta shkruajë atësinë e fëmijës dhe që këtu nisi vëzhgimi rreth saj. Kemi protokoll për këtë proces që sigurisht kryesorja është mosneglizhenca nga ana mjekësore, pastaj zonja ka refuzuar dhe ka shprehur dëshirën që të fillojnë procedurat për ta dorëzuar në shtëpinë e foshnjes. Duke qenë se ishte data 31 dhjetor, njoftuam drejtorinë e shtëpisë së foshnjes që të nisnin procedurat. Në këtë moment futet në ndjekje të afërt nga psikologia, e cila ka kryer procedurën standard, një vlerësim të gjendjes psikologjike e sociale të zonjës që është dokumentuar në kartelën klinike.

Më 31 dhe 1 kam qenë vetë mjek në shërbimin 24 orë dhe mesa kemi mundur të festojmë për vete, jemi mundur dhe për zonjën e të tjerë që ishin në materniteti, jemi munduar t’i gëzojmë. Zonja ka punuar në një ndërmarrje të këpucëve në Shkodër dhe disa shoqe të saj erdhën për ta parë duke i sjellë rroba, dhurata bashkë me personelin. Me datën 1,2,3 ka qenë pushim dhe me datën 4 kanë nisur procedurat për t’u transferuar në shtëpinë e foshnjes. Atë datë ka refuzuar që ta dorëzojë dhe sipas protokollit që kemi, ka nënshkruar një deklaratë që marr përsipër marrjen e fëmijës në gjendje normale dhe në kushtet e një vlerësimi që është bërë nga psikologia që ka qenë në normalitet. Është dorëzuar fëmija dhe zonja, ka dalë nga materniteti dhe nga ky moment ne nuk kemi kontakt më tutje. Në spital nuk është paraqitur asnjë nga familjarët e saj", tha Senad Halluni.

Ora 11:28
I mori jetën foshnjes, zbardhet deklarata që iu bëri 32-vjeçarja të njohurve, si e paralajmëroi ngjarjen e rëndë! Autorja e pa martuar

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja makabër në Shkodër, ku nëna ka hedhur në lum fëmijën. Report Tv mëson se autorja ishte e pamartuar dhe kishte dalë nga materniteti i Shkodrës në datën 4. Foshnjës nuk i është regjistruar atësia.  Autorja nuk kishte familje, por jetonte me dajën. Sipas burimeve jo zyrtare ajo është shprehur se fëmijën do ta hidhte në lum pasi nuk kishte ku ta linte.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/01/2023 00:17

    Nuk do te ishte keq t'i merrej ADN dajes.

    Përgjigju
  • Gjergji: 07/01/2023 20:54

    Pasi behet e keqja, te gjithe jane me te zgjuar. Por doktoret e spitalit jane dashur ta analizojne me seriozisht dhe hollesisht gjendjen psiqike, sociale, shpirterore dhe financiare te nenes. Nuk eshte dashur tia dorezojne ne ate gjendje. Nje grua e vetme, se ciles nuk I vjen asnje familjar!? Sherbimet per kete pune eshte dashur te verifikojne cdo gje. Raste te tilla duhet te behen mesim per strukturat mjekesore!

    Përgjigju
  • Tyli: 07/01/2023 16:22

    Femija do kish jete e ta birsonin, kta ndyrsira smbajn dot turpin per dy e faqe.

    Përgjigju
  • Tani: 07/01/2023 13:07

    Kishe zgjidhje, te abortoje, ose ta coje femijen ne jetimore. Tani ne burg se e meriton.

    Përgjigju
  • Qytetar: 07/01/2023 12:19

    Eshte nje veprim makaber qe shkon kunder instiktit baze prinderor qe natyra ia jep cdo gjallese. Mund te kryhet vetem ne kushtet e nje depresioni shume te rende ose kur nena eshte e cmendur. Pas nje akti te tille nena vazhdon merr fryme por nuk eshte me me te gjallet. Me sa di une, kodi penal parashikon 5 vjet burg per nenat qe vrasin foshnjat. Ne kete rast duhet gjetur edhe babai qe e ka braktisur nenen dhe foshnjen edhe t‘i jepen edhe atij 5 vite burg.

    Përgjigju
  • Vaj medet: 07/01/2023 11:19

    Tmerri nuk ka fund ne kete vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja