SHKODËR- Një rast i paprecedent është regjistuar në Shkodër, ku një 30-vjeçar ka shkuar në shtëpinë e një 48-vjeçareje me qëllimin për ta përdhunuar, por për fat ka mbërritur në kohë djali i saj.
Report Tv mëson se 30-vjeçari sapo ka parë djalin e gruas që donte ta përdhunonte, është konfliktuar me të dhe në fund e ka qëlluar me thikë duke e lënë të plagosur.
Denoncimi është nga vetë gruaja, ku më pas, policia nisi kërkimet dhe vuri në pranga 30-vjeçarit me inicialet K. G., banues në Shkodër.
I riu është me precedent të mëparshëm penal për kultivim bimësh narkotike, por edhe pwr ngacmim seksual dhe vjedhje, ku iu gjet dhe një çifte në shtëpi.