SHKODER- Gjekson Pusi 32 vjeç ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri tip pistoletë me vete. Policia është sinjalizuar nga qytetarët lidhur me këtë rast dhe pas aksionit është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i 32-vjeçarit të dënuar me 8 vite burg për vjedhje me armë.
Ai është ndaluar në lagjen Vasil Shanto. Pavarësisht se ka hedhur armën në rrugë dhe ka tentuar të largohet, ai është bllokuar nga forcat e policisë.
Policia njofton se materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.