Shkoi me kamion në Angli, shqiptarja në listën e Forbes si ndër sipërmarrëset më të suksesshme në Europë nën 30 vjeç

Shkoi me kamion në Angli, shqiptarja në listën e Forbes si ndër sipërmarrëset më të suksesshme në Europë nën 30 vjeç

Kristiana Çela

TIRANË- Revista Forbes ka publikuar së fundmi listën e 30 sipërmarrësve më të suksesshëm nën moshën 30 vjeç për Europën dhe nuk kishte si të mungonte edhe një shqiptare. Ajo është  Kristiana Çela ose e njohur si Krissy Çela, e cila është renditur si një nga sipërmarrëset e këtij viti nën 30 vjeç.

“Nga postimi i ushtrimeve në internet, Krissy Cela numëron sot 3.1 milionë ndjekës në Instagram. Emigrantja shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjimnazisti Jack Bullimore bënë biznes në vitin 2017: aplikacioni i tyre i fitnesit dhe ushqimit EvolveYou me fokus femrat, plus linjën e veshjeve të gjimnastikës Cela Oner Active, gjenerojnë të ardhura vjetore që tejkalojnë 34 milionë dollarë. Aplikacioni numëron 80,000 abonentë aktivë mujorë”, – shkruan Forbes.

Kristiana ka shkruar një mesazh falenderimi në llogarinë e saj në Instagram, për të gjithë ndjekësit e saj, teksa tregon edhe historinë e saj frymëzuese.

 “Së pari, ju faleminderit, pa dyshim që kjo nuk do të ishte e mundur kurrë pa mbështetjen tuaj. Me mbështetjen tuaj ju më ndihmoni të ndihmoj të tjerët dhe për këtë jam i BEKUR që ju kam pranë.

Disa prej jush mund ta dinë dhe të tjerët mund të mos e dinë, por kjo nuk ndodhi brenda natës. Unë jam një refugjate femër që kam emigruar në Britaninë e Madhe nga Shqipëria në pjesën e pasme të një kamioni me banane me familjen time mbi 20 vjet më parë.

Falënderoj çdo ditë prindërit e mi që morën rrezikun më të madh të jetës së tyre për të më dhënë mundësinë dhe privilegjin që edhe të mund të bëj atë që bëj sot. Ju dua te dyve”, shkruan ndër të tjera shqiptarja Kristiana Cela.

Emigrantja nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar dhe shoku i saj i saj i palestrës ngritën një biznes në 2017: një aplikacion me fokus gratë sa i takon fitnessit dhe ushqimit, app EvolveYou, plus linja e veshjeve të palestrës e Çelës Oner Active me të ardhura vjetore që kalojnë 34 milionë dollarë. Nga postimi i ushtrimeve online Krissy Çela mori vëmendjen në Instagram ku sot ka 3.1 milionë ndjekës.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 08/03/2023 06:58

    Hallall atyre qe vune ne rrezik familjen per nje te ardhme me te mire

    Përgjigju
  • Sekreti i suksesit: 07/03/2023 23:11

    Falenderoj prinderit qe me sollen ne vendin e njerezve 200-kilesh. Me thene te drejten video youtube behen edhe nga Shqiperia, por kalimi i kanalit me kamion te jep nje motivim te papare per tu tretur njerezve dhjamin dhe kuleten.

    Përgjigju
    • Boli: 08/03/2023 14:31

      HHhaahahahhaa i papam

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet