Shkoi me pushime tek e motra në Itali/ 16-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje, shoferja vuante nga paniku (VIDEO)

ITALI- Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në shtetin fqinj Itali ku kishte shkuar me pushime tek motra e tij. Mediet italiane raportojnë për një djalë të moshës 16-17 vjeçare i cili ka humbur jetën në Via Vivnale Fasolara. Sipas karabinierëve i riu shqiptar është shtypur nga një makinë teksa ishte duke ecur në atë të rrugës. Mjeti që shkaktoi aksidentin drejtohej nga një italiane me inicialet C.S të cilën dyshohet se e ka zënë gjumi në timon.

Në dinamikën e sqaruar nga mediet italiane referuar policisë thuhet se gruaja që drejtonte makinën vuante nga sulme paniku dhe është dërguar në spital në gjendje të rënduar. Burime për shqiptarja.com sjellin këto foto nga vendi i aksidentit dhe shpjegojnë se i riu kishte shkuar me pushime tek motra e tij në Via Vicinale Fasolara.

Foto e viktimës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës