Gjatë premierës së filmit Le Comte de Monte-Cristo, më 22 maj, një modele tërhoqi gjithë vëmendjen me veshjen e saj.
E ftuara kishte veshur një fustan të zi dhe një pelerinë me dizajnin e Jezu Krishtit. Kështu rojet e sigurisë janë përpjekur ta ndalojnë të shfaqet me këtë imazh në tapetin e kuq.
Besohet se arsyeja e ndalimit ka qenë se ata nuk kanë dashur të shkaktojnë asnjë polemikë fetare në festivalin e filmit në Kanë.