Historia e trishtë e shqiptarit/ Në Itali për të vjelë ullinj por gjeti vdekjen, fqinjët zotohen të riatdhesojnë trupin, ndihma edhe për familjen

Historia e trishtë e shqiptarit/ Në Itali për të vjelë ullinj por gjeti vdekjen, fqinjët zotohen të riatdhesojnë trupin, ndihma edhe për familjen

Një aksident tragjik i mori jetën një 38-vjeçari shqiptarë në Itali mëngjesin e 28 tetorit. Ai është Emirjan Vukaj dhe kishte shkuar në Itali për të punuar në sezonin e vjeljes së ullirit për të punuar në qytezën e Giovinazzo. Teksa udhëtonte për në punë me biçikletë, 38-vjeçari u godit për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një grua.

Mediat italiane i kanë kushtuar një rëndësi të madhe historisë së trishtë të 38-vjeçarit, i cili synonte të fitonte të ardhura për dy fëmijët e tij në Shqipëri dhe bashkëshorten.

Ndërkohë komuna e Giovinazzo ka ndërmarrë edhe një gjest human për të siguruar të ardhura në mënyrë që trupi i pajetë i 38-vjeçarit të riatdhesohet.

Por nuk janë mjaftuar me kaq pasi për tu ardhur në ndihmë fëmijëve dhe gruas të Emirjanit (Arnis, Andreis dhe Amila), ka nisur edhe një fushatë "Ndihma për familjen e Emirjanit".

Kjo nismë është përforcuar edhe nga insistimi i Antonio Delvecchio, pronar i një bari pranë rrugës ku ndodhi aksidenti.

« Kushdo që dëshiron të kontribuojë, edhe me një shumë shumë të vogël, madje edhe me vetëm një biletë solidariteti, mund të shkojë përmes Marconi n. 40 , në veprimtarinë tregtare ". Në Giovinazzo askush nuk ka qenë kurrë i huaj, jo nga ne, jo në Puglia." thuhet në disa pjesë të fushatës sipas mediave italiane.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 11/11/2019 21:26

    I dhashte zoti kivet familjes.

    Përgjigju
  • Avvocato: 11/11/2019 12:21

    Ngushellime families. Nqs Kane nevoje i ofrojme ndihme ligjore gratis.

    Përgjigju
  • Emigranti: 11/11/2019 11:50

    Nuk ka nevoje për lëmoshë familja e të ndjerit sepse assicurazioni duhet ti japë familjes 1,5 milion euro që korrispondon me shifrën maksimale të shpagimit në rast vdekje. Mjafton të marrin një avokat. Kusuri është pisllëk puljez dhe një tentativë e fëlliqur alla italiana për t'ja hedhur paqë, po kërkojnë të shpëtojnë atë gruan që e shtypi dhe të marin meritën e humanizmit gjoja duke ndihmuar familjen që e përsëris nuk ka nevojë për lëmoshë. Tung

    Përgjigju
    • Avokati: 12/11/2019 22:36

      Fiks fare, biles familia po pati nevoj per ta ndjekur ceshtjen ktu ne itali te me kontaktoj dhe mos te presi lemosh, por te marri ate qe i takon, pikerisht kte qe tha zoteria me siper

    • Fredi: 11/11/2019 15:36

      Koment njish, bravo!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare